Komisionerja Kos: Ballkani Perëndimor pjesë e pandashme e Evropës

Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, nga Tirana theksoi se Evropa nuk mund të jetë e sigurt pa Ballkanin Perëndimor dhe se rajoni është pjesë e pandashme e Evropës. Ajo e konsideroi vonesën në procesin e integrimit si një gabim të së kaluarës dhe nënvizoi nevojën për përshpejtimin e hapjes së dyerve për vendet aspiruese.

Kos vuri në dukje progresin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, duke thënë se janë kaluar dy vite nga katër të zbatimit, por disa vende ende nuk kanë nisur reformat, ndërsa të tjerat kanë realizuar vetëm rreth 50% të reformave të dakorduara.

Ajo lidh ritmin e zbatimit të reformave me avancimin në procesin e anëtarësimit, duke theksuar se përparimi institucional dhe hapja e dyerve të BE-së varen drejtpërdrejt nga implementimi i reformave në rajon.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT