Jusuf Abduli shpreh mirënjohje pas zgjedhjes kryetar i Këshillit Komunal të Tetovës

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Komunal të Tetovës, Jusuf Abduli u zgjodh kryetar i Këshillit Komunal me shumicë votash nga këshilltarët. Abduli e cilësoi këtë pozitë si një nder të madh dhe një përgjegjësi që e pranoi me seriozitet e përkushtim.

Ai falënderoi këshilltarët për besimin e dhënë, si dhe kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, për mbështetjen dhe bashkëpunimin. Abduli theksoi se do të angazhohet për transparencë dhe shërbim ndaj qytetarëve, duke nënvizuar se dyert e tij do të jenë gjithmonë të hapura për çdo banor të Tetovës.

“Tetova është jeta ime dhe unë jam mirënjohës që më jepet mundësia t’i shërbej qytetit tim,” u shpreh ai, duke shtuar se synimi mbetet ndërtimi i një Tetove më të zhvilluar, funksionale dhe të drejtë për të gjithë.

Në fund, Abduli uroi suksese në mandatin e ri, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe qytetar për të ardhmen e komunës.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT