Dokumentari “Ajo’Mal” – Një udhëtim frymëzues në bukuritë malore të Kosovës
Mbrëmë, në Kino Armata në Prishtinë, u shfaq dokumentari i alpinistes së parë shqiptare që ka ngjitur Everestin, Uta Ibrahimi – “Ajo’Mal”.
Ky dokumentar promovon jo vetëm bukuritë e maleve tona, por edhe rëndësinë e alpinizmit për transformim e sukses. “Ajo’Mal” është një ftesë për të eksploruar, për të mbrojtur natyrën tonë dhe për të shfrytëzuar potencialin e jashtëzakonshëm të bjeshkëve tona si destinacione, frymëzim dhe trashëgimi kulturore.
Në këtë ngjarje ishin të pranishëm kryeministri Albin Kurti, Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, si dhe përfaqësues të akredituar ndërkombëtar në Kosovë e qytetarë.
Kryeministri Kurti vlerësoi dokumentarin, ndërsa shprehu falënderime për Utën, e cila me çdo ngjitje dhe projekt sjell krenari për Kosovën dhe promovon fuqinë e grave dhe vajzave në arritjen e majave personale dhe profesionale.