Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, pritet të bëhet pjesë e përhershme e skuadrës së Torinos gjatë këtij sezoni.
23-vjeçari ishte huazuar nga Interi te Torino në fillim të këtij sezoni dhe klubi ka shfaqur kënaqësi të madhe për performancat e tij, duke vendosur të aktivizojë opsionin për blerjen e plotë të kartonit të lojtarit.
Huazimi njëvjeçar i Asllanit u kushtoi Torinos 1.5 milionë euro, ndërsa për transferimin definitiv duhet të paguajë edhe 13 milionë euro, shumë që pritet të kryhet pa përfunduar sezoni aktual.
Kristjan Asllani ka kontratë me Interin deri në vitin 2028. Ai iu bashkua klubit nga Empoli dhe gjatë kohës së tij ka fituar katër trofe, përfshirë titullin e kampionit të Italisë. Këtë sezon, mesfushori shqiptar ka regjistruar 10 paraqitje me fanellën e Torinos në të gjitha kompeticionet.

