Këngëtari Labinot Rexha është bërë banori më i ri i Big Brother VIP Kosova 4, pas televotimit të zhvilluar mbrëmjen e sotme.
Menjëherë pas hyrjes, ai u përshëndet me fjalët “Bismilah”, duke shprehur emocionet e para dhe respektin ndaj banorëve.
Pasi u shtri dorën të gjithëve dhe u prit në mënyrë miqësore nga pjesa më e madhe e shtëpisë, situata mori tjetër drejtim. Shkurta ishte e para që e vuri në shënjestër me akuza të drejtpërdrejta.
Ajo e akuzoi Labinotin se nuk ka hyrë me vullnetin e publikut, por “ekstra”, duke lënë të kuptohet se futja e tij nuk ka qenë transparente.
Labinoti e mohoi menjëherë këtë, duke theksuar se hyrja e tij është rezultat i votës së publikut.
Debati u ashpërsua kur Shkurta i tha këngëtarit:
“E ke përdorur fotografinë time shumë, por mos ta ndijë, do ta paloj dhe do ta hekuros shumë mirë.”
Ky moment krijoi tensionin e parë të fortë pas futjes së tij në shtëpi, duke paralajmëruar se Labinoti nuk do ta ketë të lehtë në ditët e para të qëndrimit në BBVK4.

