Asambleja Kombëtare e Republikës së Sllovenisë ka miratuar të martën ligjin që lejon njohjen e patentë-shoferëve të lëshuar nga Republika e Kosovës.
Ky vendim vjen si një lajm i mirë për qytetarët e Kosovës që jetojnë dhe punojnë në Slloveni, duke e lehtësuar qarkullimin dhe integrimin e tyre në këtë shtet.
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e ka vlerësuar këtë hap si pozitiv, duke theksuar se forcon marrëdhëniet dypalëshe dhe mbështet qytetarët kosovarë jashtë vendit.

