Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka mirëpritur sot në zyrë nxënësit e shkollës fillore të Lisecit, duke ndarë me ta disa momente të veçanta dhe të këndshme.
Kasami theksoi se përkushtimi ndaj shkollave dhe nxënësve mbetet një nga prioritetet kryesore të këtij mandati. Ai siguroi se nxënësit meritojnë kushte bashkëkohore për mësim dhe se Komuna e Tetovës po punon intensivisht për të përmirësuar ambientin arsimor.


