Zvicra shpall pezullimin e procedurave për azil për sirianët

Qeveria e Zvicrës ka njoftuar se ka pezulluar procedurat për azil për sirianët deri sa të mund të vlerësohet më mirë situata në vendin e Lindjes së Mesme, pas pushtimit të Damaskut nga rebelët dhe arratisjes së presidentit sirian Bashar al-Assad në Rusi.

Sekretariati i Shtetit për Migracion njoftoi të hënën në mbrëmje se aktualisht nuk është në gjendje të bëjë një kontroll të detajuar për të përcaktuar nëse ka arsye për azil për sirianët dhe nëse do të ishte e arsyeshme të lëshonte një urdhër për deportim për ta, raporton Reuters.

“Sekretariati aktualisht ka pezulluar procedurat për azil dhe vendimet për kërkuesit e azilit nga Siria deri sa situata të mund të vlerësohet përsëri,” thuhet në platformën “X”.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights