Kandidati i koalicionit VLEN për Komunën e Sarajit, Muhamet Elmazi, zhvilloi një takim me banorët e fshatit Llokë, ku dëgjoi nga afër shqetësimet e tyre të përditshme.
Banorët theksuan sfida të rëndësishme si ura e rrezikshme, mungesa e transportit publik, kanalizimi dhe infrastruktura e dobët, duke treguar se këto probleme kanë mbetur të pazgjidhura për vite me radhë.
Elmazi u shpreh: “Këto kërkesa janë thirrje e qartë që Llokës t’i kthehet krenaria dhe siguria që meriton. Tetori i ndryshimit sa vjen e afrohet.”
Ky takim është pjesë e vizitave të kandidatit Elmazi për të njohur nga afër nevojat e qytetarëve dhe për të propozuar zgjidhje konkrete për përmirësimin e infrastrukturës dhe jetës së përditshme në Saraj.