Tearca e etur për ndryshim: VLEN dhe Daut Memishi të përqendruar drejt fitores

Banorët e Tearcës treguan një mbështetje masive për kandidatin e VLEN-it për kryetar të komunës, Daut Memishi, gjatë hapjes së shtabit të tij. Për dekada, sipas Memishit dhe mbështetësve të tij, zhvillimi i komunës ka qenë i bllokuar nga një sistem i kalbur që ka penguar përparimin drejt standardeve europiane.

“Erdhi koha që tearcasit të jetojnë me dinjitet, krenari dhe një ardhmëri të sigurt! VLEN dhe Dauti janë këtu për të dalë nga kthetrat e atyre që kanë mendësi të zhvatjes dhe nënçmimit të qytetarëve”, theksoi fushata e kandidatëve.

Në hapjen e shtabit u tubuan mijëra mbështetës, duke treguar jo vetëm entuziazmin, por edhe shpresën që ndryshimi i premtuar nga VLEN-i do të bëhet realitet. Sipas organizatorëve, ky vërshim masiv i mbështetjes është gjithashtu një mesazh i qartë për oponentët, të cilët, sipas tyre, mbeten me mashtrime dhe pa zgjidhje reale.

Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës, mori pjesë në aktivitet dhe përshëndeti këtë energji të jashtëzakonshme të qytetarëve, duke uruar sukses kandidatëve të VLEN-it dhe banorëve të Tearcës.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com