Ish-kryeministri Sali Berisha ka përcjellë një mesazh me rastin e 8 Dhjetorit – Ditës së Rinisë, duke e cilësuar këtë datë si “të bekuar” dhe momentin kur studentët shqiptarë nisën Lëvizjen e Dhjetorit që solli shembjen e komunizmit dhe hapjen e rrugës drejt demokracisë.
Berisha shprehu nderime për studentët e asaj kohe, të cilët i quajti “të rinj guximtarë” që morën përsipër ndryshimin historik.
Ceremonia në Qytetin Studenti
Ai njoftoi gjithashtu se më 8 dhjetor, në orën 11:00, në Qytetin Studenti, do të zhvillohet ceremonia përkujtimore për:
-
Azem Hajdarin – të cilin Berisha e cilëson “liderin e Dhjetorit”
-
studentët
-
pedagogët
-
punëtorët
-
dhe të gjithë të rinjtë që morën pjesë në Lëvizjen për Ndryshim, Shpresë dhe Liri


