Për herë të parë që nga kriza e koronës në 2020, kompanitë gjermane do të paguajnë më pak dividenda në vitin e ardhshëm. Sipas Handelsblatt, 40 kompanitë që bëjnë pjesë në indeksin DAX do të shpërndajnë në pranverë rreth 52 miliardë euro, gati një miliardë euro më pak se sivjet.
Arsyeja kryesore për këtë rënie është kriza në industrinë e automjeteve, pasi prodhuesit e makinave do të shpërndajnë rreth 3,5 miliardë euro më pak në formë dividenda.
Pa sektorin e automjeteve – rritje prej 10%
Nëse përjashtohen kompanitë e industrisë automobilistike, shuma totale e dividendeve që kompanitë e DAX do të shpërndajnë tek aksionarët do të ishte afërsisht 10% më e lartë se sivjet.
“Allianz” – rekorder me mbi 6 miliardë euro dividenda
Gjiganti i sigurimeve “Allianz” pritet të shpërndajë më shumë se 6 miliardë euro për aksionarët, duke u bërë kompania me dividenden më të lartë në indeksin DAX për këtë vit.


