Berisha: “Festojmë 8 Dhjetorin në Qytetin Studenti, bashkohuni!”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përcjellë një mesazh me rastin e 8 Dhjetorit – Ditës së Rinisë, duke e cilësuar këtë datë si “të bekuar” dhe momentin kur studentët shqiptarë nisën Lëvizjen e Dhjetorit që solli shembjen e komunizmit dhe hapjen e rrugës drejt demokracisë.

 

Berisha shprehu nderime për studentët e asaj kohe, të cilët i quajti “të rinj guximtarë” që morën përsipër ndryshimin historik.

Ceremonia në Qytetin Studenti

Ai njoftoi gjithashtu se më 8 dhjetor, në orën 11:00, në Qytetin Studenti, do të zhvillohet ceremonia përkujtimore për:

  • Azem Hajdarin – të cilin Berisha e cilëson “liderin e Dhjetorit”

  • studentët

  • pedagogët

  • punëtorët

  • dhe të gjithë të rinjtë që morën pjesë në Lëvizjen për Ndryshim, Shpresë dhe Liri

TË NDRYSHME

TË FUNDIT