Mbështetje masive për Sedat Bislimin në Studeniçan, Izet Mexhiti thekson arritjet e VLEN-it

Tubimi në Studeniçan për hapjen e shtabit zgjedhor dhe mbështetja e madhe për kandidatin e VLEN-it, Sedat Bislimi, është një shenjë pozitive për partinë, tha zv/kryeministri dhe kandidat i VLEN-it për Çairin, Izet Mexhiti, sipas alfax.mk.

“Komuna e Studeniçanit ka shumë territor dhe sfida, dhe nëse nuk ka përkrahjen e Qytetit, dikastereve dhe Qeverisë, nuk mund të realizohen projekte të rëndësishme, siç është rruga për në Koliçan të Epërm, e cila tashmë ka vulën e VLEN-it pas një viti qeverisjeje,” deklaroi Mexhiti.

Ai shtoi se VLEN-i ka dëshmuar gjatë këtij viti se meriton të udhëheqë edhe komunat. “Unë nuk kam aspak dyshim se Sedati është kandidati më i mirë. Ai do të ketë mbështetjen e Çairit, Sarajit, Qytetit të Shkupit dhe të ministrave e zv/ministrave,” tha Mexhiti.

Zv/kryeministri gjithashtu theksoi se qeveria ka ndarë një miliard euro për problemet infrastrukturore të komunave, duke theksuar se VLEN-i nuk ka bërë diskriminim ndaj asnjë komune, pavarësisht nga përkatësia partiake e kryetarit.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT