Skender Osmani bartës i listës së Alternativës dhe VLEN-it në Kumanovë

Në ambientet e degës së Alternativës në Kumanovë u mbajt mbledhja e radhës lidhur me organizimin e zgjedhjeve lokale.

Me vota unanime, Skender Osmani u zgjodh bartës i listës së Alternativës dhe Koalicionit VLEN në këtë komunë. Ndërkohë, Orhan Kurtishi u emërua Shef i Shtabit të Koalicionit, ndërsa Faruk Raimi u zgjodh sekretar i shtabit.

Të pranishmit uruan të zgjedhurit dhe shprehën besimin se ky ekip do të punojë për një rezultat fitues në Kumanovë.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT