Trajneri i Juventusit, Igor Tudor, ka dhënë prononcime në prag të super duelit ndaj Interit në kampionat. Strategu bardhezi është shfaqur i kënaqur me afrimet e bëra kohët e fundit dhe me performancën e lojtarëve në stërvitje.
“Pas ndeshjeve të kombëtareve, përgatitja e ndeshjeve është gjithmonë e veçantë. Ndjesitë janë pozitive, dhe pas dy seancave stërvitore do të bëjmë përgatitjen finale. Më ka munguar futbolli i luajtur, tani rifillojmë,” tha Tudor.
Duke folur për skemat e mundshme dhe rolet e lojtarëve, trajneri shpjegoi se Openda shfrytëzon shpejtësinë dhe ka nevojë për hapësira, David mund të luajë pas sulmuesit, ndërsa Vlahovic mund të përmbushë të dy rolet, megjithëse është më i fortë si qendërsulmues.
Për sa i përket merkatos, Tudor u shpreh i kënaqur: “Kanë ardhur dy lojtarë që do të na ndihmojnë menjëherë. Openda është gati, ndërsa Zhegrova do të rikthehet gradualisht pasi ka kaluar një periudhë pa luajtur. Ai ka tipare të ndryshme nga të tjerët dhe besoj se do të jetë një armë më shumë për skuadrën”.