Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime dhe nderime me rastin e ndarjes nga jeta të mësuesit dhe veprimtarit të njohur Osman Jakupi, i cili u përcoll dje në banesën e fundit.
Në mesazhin e tij përkujtimor, Kurti e cilësoi Bacë Osmanin si mësues të përkushtuar dhe patriot të dalluar, duke vënë në pah qëndrueshmërinë e tij gjatë vuajtjes së dënimeve në burgjet serbe, edhe në rrethana të rënda shëndetësore, si dhe kontributin e tij të çmuar në fushën e arsimit dhe në shërbim të çështjes kombëtare.
“Kujtimi për të mbetet i paharrueshëm, njësoj si kontributi i tij i pashlyeshëm”, thuhet në mesazhin e kryeministrit në detyrë.


