14 dhjetor 2018: Kuvendi miratoi ligjet për transformimin e FSK-së në ushtri

Më 14 dhjetor 2018, Kuvendi i Republikës së Kosovës, me 106 vota për dhe një abstenim, miratoi tri ligje që ndryshuan mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), duke e transformuar atë në ushtrinë e Kosovës, pa ndryshuar emërtimin zyrtar.

 

Ligjet e miratuara përfshinin Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për shërbimin në FSK. Amendamentet përkatëse u shqyrtuan dhe u votuan veçmas gjatë seancës plenare.

Deputetët e Listës Serbe nuk morën pjesë në seancë, duke kundërshtuar procesin e transformimit të FSK-së në ushtri.

Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës e vlerësuan këtë vendim si një moment historik dhe një nga vendimet më të rëndësishme shtetërore që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT