Mesfushori shqiptar Berisha jashtë fushës, Leçe përgatitet pa të ndaj Juventusit dhe Romës

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Medon Berisha, pritet të qëndrojë rreth një muaj jashtë fushave për shkak të një dëmtimi. Sipas raportimeve të “Telegrafi”, Berisha ka pësuar një çarje të muskulit, rreth 10 centimetra mbi ligamentin kryesor të gjurit.

 

Ky dëmtim i mbyll edicionin 2025 për mesfushorin shqiptar në Seria A. Berisha po shkëlqente këtë sezon dhe në tri ndeshje ishte vlerësuar me çmimin e lojtarit më të mirë.

Si pasojë, ai pritet të humbasë ndeshjet e Leçes kundër Komos, Juventusit, Romës dhe Parmës. Ndeshjet e tjera të rëndësishme që Leçe do të zhvillojë nga mesi i janarit dhe më tej përfshijnë sfidat me Interin, Milanin dhe Lacion.

Berisha është një nga elementët kyç të mesfushës së Leçes, duke ndikuar pozitivisht bashkë me Ylber Ramadani, me të cilin ka krijuar një kombinim të fortë në mesfushë.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT