Sot në orën 18:00 nis supersfida e javës në Superligën turke, ku Trabzonspori do të përballet me Beshiktashin. E gjithë vëmendja është te mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Ernest Muçi, i cili ka shënuar pesë gola në tri ndeshjet e fundit.
Së fundmi, ka bërë bujë një video virale ku një tifoze e Beshiktashit i kërkon Muçit të rikthehet te ekipi, ndërsa realizon një foto me mesfushorin. Muçi reagoi duke qeshur, duke treguar habi dhe korrektësi ndaj situatës.
Mesfushori shqiptar u bë i tepërt te Beshiktashi, që vendosi ta huazojë te një tjetër klub turk. Tani Muçi është në dorën e Trabzonsporit, i cili ka mundësinë ta blejë kartonin e tij për 8.5 milionë euro.
Beshiktashi po përballet me një periudhë të vështirë, duke qëndruar jashtë zonës së Europës, ndërsa Trabzonspori kërkon fitoren e katërt radhazi për të vijuar ndjekjen e kryesuesve të Gallatasarajt.
Në (VIDEO)duket takimi i shkurtër mes Muçit dhe tifozeve, moment që ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe tifozëve.


