Hansi Flik: Fokus te Vijareali, epërsia ndaj Real Madridit nuk është vendimtare

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flik, komentoi fitoren 2-0 ndaj Osasunës në një prononcim për mediat, duke theksuar rëndësinë e tre pikëve të marra.

 

“Gjëja më e rëndësishme ishin tre pikët. Ne kontrolluam ndeshjen dhe mbrojtëm shumë mirë. Mund të mos kemi krijuar shumë raste të qarta, por morëm rezultatin e dëshiruar,” deklaroi Flik.

Ai foli edhe për epërsinë ndaj rivalit kryesor, Real Madridit, që përballet sot me Alavesin, duke u theksuar se fokusi i Barcelonës është në ndeshjen e ardhshme: “Nuk po mendojmë shumë për ekipet e tjera. Ne duam të shkojmë te Vijareali dhe të fitojmë. Është mirë që rivalët po ndjejnë presionin, por kjo nuk është në duart tona. Pas disa javësh vështirësish, kemi rikthyer ekuilibrin. Me të gjithë lojtarët afër 100%, cilësia e ekipit është e dukshme,” përfundoi trajneri.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT