Mbape 200 milionë euro, Arda Gyler rritet më shumë në LaLiga

Futbolli evropian vazhdon të konsolidojë hierarkinë e lojtarëve më të vlefshëm, dhe përditësimi i fundit i vlerave të tregut nga Transfermarkt tregon qartë liderët aktualë: Kilian Mbape, Erling Haaland dhe Lamin Jamal mbeten tre figurat kryesore në skenën ndërkombëtare. Ky “trekëndësh” pasqyron fuqinë e të tashmes dhe potencialin e të ardhmes në futbollin botëror.

 

Kilian Mbape është rikthyer në nivel rekord prej 200 milionë eurosh, një rritje prej 20 milionë vetëm gjatë katër muajve të fundit të vitit, falë performancave të tij të shkëlqyera me Real Madridin. Futbollisti francez ka qenë në një formë të jashtëzakonshme gjatë gjithë sezonit dhe po i afrohet rekordit të Kristiano Ronaldos për golat në një vit kalendarik.

Tobias Blaseio, kreu i vlerave të tregut në LaLiga, theksoi: “Ai është rikthyer në krye falë performancave të tij individuale.”

Një tjetër lojtar i Madridit, Arda Gyler, ka shënuar rritjen më të madhe në vlerë këtë periudhë, me një shtesë prej 30 milionë euro, duke e çuar kartonin e tij në 90 milionë euro. Në vendin e pestë renditet Vinicius, me një vlerë prej 150 milionë euro, e cila ka mbetur e pandryshuar.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT