IKMT vijon aksionin në Valbonë: Prishen ndërtime pa leje për mbrojtjen e mjedisit

nspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po vijon aksionin për të eliminuar ndërtime të paligjshme në Parkun Kombëtar të Valbonës, Tropojë.

Pas prishjes së 8 objekteve me betonarme gjatë aksionit të djeshëm, sot janë planifikuar dhe evidentuar për prishje 12 struktura të tjera të ndërtuara pa leje, duke përfshirë ngrehina dhe objekte betoni.

IKMT thekson se ky proces do të vazhdojë pa ndërprerje për të siguruar mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e zonave të mbrojtura. Aksionet e inspektoratit në të gjithë vendin synojnë rikthimin e hapësirave publike dhe garantimin e respektimit të ligjit për mbrojtjen e territorit.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT