Skiatorja amerikane Lindsey Vonn tregoi se mosha është thjesht një numër. Në moshën 41-vjeçare, ajo arriti të fitojë në hapjen e sezonit në disiplinën e shpejtësisë (downhill) në Sankt Moritz, Zvicër. Vonn ishte më e shpejta gjatë stërvitjes, dhe më pas triumfoi pas një pauze prej shtatë vitesh, pasi nuk kishte garuar pothuajse gjashtë vjet.
Kjo amerikane e jashtëzakonshme synon tani një medalje në Lojërat Olimpike Dimërore në Milano-Cortina 2026. Në Sankt Moritz, në fillim të garës ajo ishte pas austriakes Mirjam Puchner, por në pjesën e mesme dhe të poshtme të pistës arriti ta kalojë dhe ta mposhtë atë.
Kjo ishte fitorja e saj e 83-të në Kupën e Botës (dhe e 44-ta në disiplinën downhill), duke u bërë skiatorja më e vjetër që ka fituar ndonjëherë një garë në historinë e Kupës së Botës. Ajo dominoi me kohën 1:29.63, duke lënë pas Magdalena Egger (Austri) me 0.98 sekonda dhe Mirjam Puchner me 1.16 sekonda.


