Zëvendësministrja Kaltrina Zekolli-Shaqiri në Konferencën Rajonale të AKKB-së në Shkodër, fokus te lidershipi gjinor

Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve e Maqedonisë së Veriut, Kaltrina Zekolli-Shaqiri, po qëndron për vizitë zyrtare në Shqipëri, ku ka marrë pjesë në Konferencën Rajonale të organizuar nga Aleanca Kombëtare e Këshilltarëve Bashkiakë (AKKB), e mbajtur në Shkodër.

 

Gjatë konferencës, Zekolli-Shaqiri ishte pjesë e një paneli diskutimi ku foli për rëndësinë e lidershipit gjinor dhe për nevojën e adresimit të dhunës me bazë gjinore, duke theksuar rolin e grave në vendimmarrje dhe në ndërtimin e politikave gjithëpërfshirëse.

Ajo vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet grave nga të gjitha trojet shqiptare, duke e cilësuar atë si thelbësor për forcimin e zërit të përbashkët, garantimin e sigurisë, barazisë dhe dinjitetit për çdo grua. Sipas saj, vetëm përmes bashkëpunimit përtej kufijve mund të arrihen ndryshime reale dhe të qëndrueshme në shoqëri.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT