Pamjet e fundit të Luanës bëjnë xhiron e rrjetit

Luana Vjollca ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me postimet e saj më të fundit në rrjetet sociale, ku shfaqet me një stil veror dhe elegant. Fotografitë kanë marrë reagime të shumta, duke grumbulluar mijëra pëlqime dhe komente në pak kohë.

 

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur vazhdon të jetë një nga figurat më të ndjekura të showbizit shqiptar, falë paraqitjeve të saj të kuruara dhe prezencës së fortë publike, ku kombinon modën, stilin dhe vetëbesimin.

Përveç angazhimeve televizive dhe muzikore, Luana po shënon sukses edhe në sipërmarrje. Marka e saj “Lulu” ka fituar popullaritet të madh dhe është kthyer në një zgjedhje të preferuar për shumë vajza.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT