Olta Gixhari ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale me postimin e saj më të fundit, ku shfaqet gjatë një trajtimi estetik në zonën e fytyrës. Aktorja është parë e qetë teksa një profesionist kryen një ndërhyrje minimale, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një procedurë kundër rrudhave.
Pamja, e publikuar në Instagram Story, është shoqëruar me etiketimin e klinikës përkatëse, duke rikthyer në vëmendje kujdesin që Olta i kushton vetes dhe pamjes së saj.
E njohur për stilin natyral dhe hapjen ndaj publikut, Olta Gixhari vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, ku çdo postim i saj komentohet gjerësisht në rrjet.



