Alarm në rrjet për Einxhel Shkirën, moderatorja tregon çfarë i ndodhi në të vërtetë

Rrjetet sociale u mbushën me shqetësim pasi u përhapën lajme se Einxhel Shkira kishte pësuar një aksident të rëndë. Shkak u bë një foto e publikuar nga spitali, e cila ndezi menjëherë aludime dhe spekulime të shumta.

 

Megjithatë, moderatorja e njohur ka reaguar vetë për të sqaruar situatën, duke hedhur poshtë zërat për aksident serioz. Përmes një InstaStory, Einxhel ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një incident të ndodhur në shtëpi dhe jo për ndonjë ngjarje të rëndë.

Ajo ka treguar se ka thyer këmbën në një moment krejt të zakonshëm, teksa po hapte dhuratat e fëmijës së saj, dhe se ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale, e cila ka shkuar me sukses.

“Jam shumë mirë, si kokrra e mollës. Sapo të rikuperohem, do të kthehem pranë fëmijëve të mi”, ka shkruar Einxhel, duke qetësuar ndjekësit.

Reagimi i saj u prit me mbështetje të madhe në rrjet, ku fansat i uruan shërim të shpejtë dhe rikthim sa më parë në jetën e përditshme.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT