Nga Dibra sonte u përçua një mesazh i qartë: fitorja e VLEN-it do të jetë e madhe në secilin cep të qytetit. Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, tha se ka ardhur koha që Dibra të punojë për vetveten dhe këtë mund ta bëjë vetëm me kandidatin e koalicionit VLEN, Fisnik Mela.
“Fisniku është i gatshëm t’i kthejë qytetit dinjitetin e merituar. Sot pamë se qytetarët janë reshtuar pas tij dhe pas VLEN-it. Me përkushtimin e Fisnikut dhe me mbështetjen e bashkuar të dibranëve, ndryshimi do të bëhet realitet. Dibra do ta marrë vendin që e meriton”, u shpreh Kasami.

