Sergio Reguilon firmos me Inter Miami, bëhet blerja e parë e sezonit

Sergio Reguilon ka zyrtarizuar transferimin e tij te Inter Miami. Lojtari spanjoll, i lirë që nga vera pas përfundimit të kontratës me Tottenhamin, ka nënshkruar një marrëveshje që e lidh me klubin amerikan deri në dhjetor të vitit 2027.

 

I rritur në akademinë e Real Madridit, Reguilon nuk arriti të përmbushë pritshmëritë në Evropë, duke kaluar edhe përmes aventurave te Tottenham dhe disa huazimeve të tjera.

Me këtë transferim, Reguilon bëhet blerja e parë e Inter Miamit, skuadër që synon të ndërtojë një projekt ambicioz në MLS, duke sjellë edhe disa yje të tjerë në skuadër.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT