Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Mirlind Daku, dhe partnerja e tij, ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 2”, Vesa Vllasaliu, janë bërë prindër për herë të parë.
Lajmin e bukur e ka ndarë vetë Daku përmes një postimi në rrjetet sociale, ku publikoi një fotografi simbolike të vajzës së porsalindur. Çifti ka vendosur që vogëlushja të quhet Miresa, një emër i veçantë dhe domethënës.
“Elhamdulilah, falënderimi i takon vetëm krijuesit për këtë ndjenjë. Miresa ime, uroj të kesh shëndet dhe shumë fat në jetë”, ka shkruar sulmuesi shqiptar, duke e shoqëruar postimin me etiketimin e partneres së tij.
Ky moment shënon një kapitull të ri në jetën e çiftit. Për Dakun, i cili po kalon një periudhë të suksesshme në karrierën sportive, ky është padyshim realizimi më i rëndësishëm jashtë fushës. Ndërkohë, Vesa Vllasaliu nis një etapë të re dhe të veçantë në jetën e saj, atë të mëmësisë.


