Tetovë,– Kryesia e Degës së Tetovës të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) ka mbajtur sot mbledhjen e saj të parë, në të cilën ka marrë pjesë edhe kryetari i partisë, Menduh Thaçi.
Gjatë takimit është realizuar konsolidimi i degës së Tetovës, si dhe janë përcaktuar hapat e ardhshëm për organizimin dhe aktivitetet e partisë në këtë qytet.
Kjo mbledhje shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e strukturave të PDSH-së në nivel lokal, duke u fokusuar në koordinimin dhe planifikimin e veprimeve të ardhshme.


