Operacion i madh policor: Arrestohet ish-ministër dhe zyrtarë të tjerë për korrupsion në shpronësime

Në një aksion të përbashkët mes Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI) dhe Policisë së Kosovës, sot janë arrestuar disa zyrtarë të lartë dhe persona privatë, të dyshuar për përfshirje në një skemë korruptive të lidhur me procesin e shpronësimit të pronave.

 

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se operacioni u finalizua me sukses pas një hetimi disamujor. Ndër të arrestuarit është edhe një ish-ministër i Tregtisë dhe Industrisë (me inicialet F.I.), si dhe zyrtarë të tjerë si kryetari i degës së Gjykatës në Graçanicë (J.M.), avokatë (N.K., M.D., B.D.), eksperti gjyqësor (Sh.T.), zyrtari i Departamentit të Shpronësimeve dhe zyrtari i Administratës Tatimore të Kosovës (G.L.).

Të dyshuarit akuzohen se kanë vepruar si grup i organizuar kriminal, duke keqpërdorur pozitat zyrtare për të iniciuar procedura gjyqësore në Gjykatën e Graçanicës lidhur me shpronësime të kryera mes viteve 2011-2015. Qëllimi dyshohet të ketë qenë përfitimi i paligjshëm i kompensimeve nga buxheti shtetëror, duke shkaktuar dëme të mëdha financiare për Republikën e Kosovës.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT