Albiona dhe Enea Muqiqi, vajzat e Meritës dhe Nysret Muqiqit, tërhoqën vëmendjen e të pranishmëve në një mbrëmje festive të organizuar për fundvit. Dy motrat, të cilat rrallëherë shihen së bashku në publik, u shfaqën me një paraqitje elegante dhe moderne.
Megjithëse janë pjesë e një familjeje me traditë në muzikën popullore, Albiona dhe Enea kanë ndjekur rrugët e tyre profesionale, duke u fokusuar në fushën e bukurisë dhe estetikës, ku shfaqin përkushtim dhe profesionalizëm.



