Elita 5 paralajmëron skandal: “Hajdut me djersën tonë”

Nexhat Mujovi, i njohur si Wirusi, anëtar i grupit Elita 5, ka denoncuar publikisht produksionin Zico Company për përvetësim të paautorizuar të autorësisë së këngës “Nuk jam Al Kapone” në platformat digjitale. Sipas artistit, Zico Company është regjistruar si kompozitore e këngës, veprim që ai e cilëson si tjetërsim të krijimtarisë për përfitime materiale.

 

Elita 5 sqaron se Zico Company kishte vetëm një licencë të kufizuar për shitjen fizike të CD-ve dhe nuk ka pasur të drejta për shpërndarje online apo administrim digjital. Grupi akuzon produksionin për deklarime të rreme dhe përfitim financiar pa autorizim ligjor.

Për mbrojtjen e autorësisë dhe katalogut të tyre, Elita 5 ka angazhuar kompaninë “iAM Artist”, e cila do të ndjekë procedurat ligjore dhe mekanizmat e platformave digjitale për të korrigjuar shkeljet. Deri tani, Zico Company nuk ka reaguar publikisht.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT