Pavarësisht humbjeve në ndeshjet e fundit, Drita dhe KF Shkëndija arritën të sigurojnë një sukses historik, duke kaluar në fazën tjetër të Conference League.
Drita u mposht 3-0 nga Rayo Vallecano (golat: Lejeune 33’, Gumbau 66’, Espino 83’), por arriti kualifikimin në 1/16 e finales, ku synon të shënojë një sukses edhe më të madh.
Ndërkohë, Shkëndija humbi 1-0 nga AEK Larnaca, me golin e Karol Angielskit në minutën e 83-të, por gjithashtu kaloi më tej në këtë kompeticion historik për skuadrat shqiptare./kohanews


