Njoftohet një bojkot i ri dhe më i madh i dyqaneve në Kroaci: “Qëndroni larg blerjeve për 7 ditë”
Platforma kroate e konsumatorëve “Alo, inspektor”, e cila nisi bojkotin e dyqaneve, i ftoi qytetarët që nga e enjtja për shtatë ditë të mos blejnë disa produkte dhe të bojkotojnë disa zinxhirë tregtarë. Ata u bëjnë thirrje qytetarëve të mos blejnë në tre zinxhirë tregtarë ndërkombëtarë – Lidl, Eurospin dhe DM dhe të mos blejnë pije gazuese, ujë dhe detergjentë në asnjë dyqan. Këshilltari i platformës, Josip Kelemen, në një konferencë shtypi të hënën, i ftoi konsumatorët “të abstenojnë nga çdo lloj blerjeje”, që përfshin dyqanet, transaksionet me banka, telekomin dhe porositë përmes platformave të shpërndarjes. Sipas gazetës “Jutarnji list”, bojkoti duhet të përfshijë edhe abstenimin nga konsumimi i tepërt në kafene, restorante, gjatë udhëtimeve, pompave të benzinës dhe barnatoreve.
“Duhet të dërgojmë një mesazh për ata që shkaktojnë këtë rritje çmimesh. Duam të dërgojmë mesazhe edhe për bankat. Mos shkoni në banka, shmangni shpërndarësit, ata janë gjithashtu pjesë e rritjes së çmimeve,” tha Kelemen.