Edhe pse në prag festash, fermerët grekë nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre. Sot, më 22 dhjetor, akset kryesore rrugore në Greqi po përballen me bllokada të pjesshme, kryesisht të fokusuara te mjetet e rënda (kamionët), ndërsa lëvizja e makinave dhe autobusëve po lehtësohet për shkak të fluksit të festave.
Pikat kryesore të bllokimeve sot Bllokadat janë shtrirë nga veriu në jug të Greqisë, me fokus te akset që lidhin qytetet kryesore:
-
Tunelet e Tempit: Bllokim për kamionët nga ora 10:30 deri në 15:30.
-
Halkidë (Ura e Lartë): Bllokim 3-orësh nga ora 18:00 deri në 21:00.
-
Porti i Igumenicës: Bllokim 2-orësh për kamionët (20:00 – 22:00).
-
Autostrada Athinë-Selanik: Zhvendosje e traktorëve drejt korsive kryesore.
Situata pranë kufirit me Shqipërinë (Kakavijë) Për udhëtarët shqiptarë, pika më kritike mbetet Kalpaki në Janinë. Është njoftuar një bllokadë 3-orëshë posaçërisht për kamionët që lëvizin drejt dhe nga pika kufitare e Kakavijës. Fermerët e Epirit kanë paralajmëruar se do të qëndrojnë në rrugë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
“Lufta” me dekor festash Pavarësisht bllokimeve, fermerët kanë treguar një shenjë mirëkuptimi ndaj qytetarëve. Në Igumenicë, ata kanë shpërndarë mandarina falas për shoferët, ndërsa në shumë pika proteste kanë dekoruar pemët e Krishtlindjeve mbi traktorë, duke simbolizuar qëndresën edhe gjatë periudhës festive.


