Tetova përgatitet për transformim: Rrugët 108, 110 dhe 113 në Teqe do të asfaltohen

Sot, kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, vizitoi lagjen Teqe dhe inspektoi nga afër punimet në rrugët 108, 110 dhe 113. Sipas tij, këto rrugë shumë shpejt do të asfaltohen, duke u shndërruar në rrugë të reja dhe moderne.

“Atmosfera në lagje ishte e jashtëzakonshme. Qytetarët mezi presin 19 tetorin, ditën kur së bashku do të vulosim mandatin e dytë dhe do të hapim kapitullin e ri të zhvillimit të Tetovës,” tha Kasami.

Kjo nismë është pjesë e përpjekjeve të komunës për të përmirësuar infrastrukturën dhe për të ofruar kushte më të mira për qytetarët. Tetova po ndryshon!

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com