Deputetja socialiste Olta Xhaçka u paraqit këtë të martë (23 dhjetor 2025) në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), rreth orës 10:00.
Ajo hyri në ambientet e SPAK-ut e vetme, pa praninë e avokatit, dhe nuk dha komente për mediat. Ende nuk është bërë publike arsyeja zyrtare e thirrjes së saj.
Xhaçka ka mbajtur më herët postet e ministres së Mbrojtjes dhe të Punëve të Jashtme në qeveritë e Edi Ramës. Kjo nuk është hera e parë që ajo paraqitet në SPAK, ku më parë është pyetur për çështje si pronat ushtarake dhe investimet strategjike të bashkëshortit Artan Gaçi në Himarë.


