Ilir Beqaj kërkon shfuqizimin e masës së burgut: Sot seanca plenare në Gjykatën Kushtetuese

Këtë të martë (23 dhjetor 2025), në orën 10:00, Gjykata Kushtetuese do të mbajë seancë plenare për të shqyrtuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për shfuqizimin e masave të sigurisë.

 

Beqaj, aktualisht në burg për çështjen e abuzimeve me fondet e SASPAC, kërkon prishjen e vendimeve të GJKKO-së që imponuan masën “arrest në burg”, ndërkohë që për dosjen e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale ndiqet në gjendje të lirë me detyrim paraqitjeje.

Seanca do të zhvillohet mbi bazën e dokumenteve, pa praninë fizike të ish-ministrit.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT