Ish-ministrja Olta Xhaçka paraqitet në SPAK: Hyn e vetme në orët e para të mëngjesit

Deputetja socialiste Olta Xhaçka u paraqit këtë të martë (23 dhjetor 2025) në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), rreth orës 10:00.

 

Ajo hyri në ambientet e SPAK-ut e vetme, pa praninë e avokatit, dhe nuk dha komente për mediat. Ende nuk është bërë publike arsyeja zyrtare e thirrjes së saj.

Xhaçka ka mbajtur më herët postet e ministres së Mbrojtjes dhe të Punëve të Jashtme në qeveritë e Edi Ramës. Kjo nuk është hera e parë që ajo paraqitet në SPAK, ku më parë është pyetur për çështje si pronat ushtarake dhe investimet strategjike të bashkëshortit Artan Gaçi në Himarë.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT