Nexhmedin Sadiku nga koalicioni VLEN: Me prioritet do të zgjidhim problemet e banorëve të Llojanit

Kandidati për kryetar të Komunës së Likovës nga koalicioni VLEN, Nexhmedin Sadiku, zhvilloi një takim me aktivin dhe banorët e fshatit Llojan. Në këtë takim morën pjesë edhe bartësi i listës së këshilltarëve z. Lirim Jashari dhe këshilltarë të tjerë.

Sadiku dhe banorët diskutuan mbi problemet dhe vështirësitë me të cilat përballet fshati çdo ditë. Ai premtoi se si kryetar i ardhshëm i Komunës së Likovës do të përkushtohet për zgjidhjen me prioritet të këtyre sfidave.

“Do të kujdesemi për mirëqenien e banorëve, për një jetë më të dinjitetshme, hapjen e çerdheve dhe realizimin e investimeve të tjera që i shërbejnë zhvillimit të fshatit dhe komunës sonë”, theksoi Nexhmedin Sadiku.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com