Izet Mexhiti nga VLEN hapi shtabin zgjedhor në Fushë Topanë: Çairit i duhet zhvillim i drejtë dhe mundësi për çdo familje

Në një tubim të madh dhe entuziast, kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, hapi sonte shtabin zgjedhor në Fushë Topanë, me përkrahjen e fuqishme të banorëve të kësaj zone.

Mexhiti theksoi se Çairi ndër vite ka pasur dy zëvendëskryeministra, por, sipas tij, qeverisja e BDI-së ishte e fokusuar në “kazino, kredi të shpejta, korrupsion e Soravia”, e jo në zhvillimin e qytetarëve.

“Ne dallojmë prej tyre. Sot jemi këtu me projekte dhe investime të mëdha kapitale, që do ta ndryshojnë rrënjësisht jetën e përditshme të qytetarëve të Çairit. Qëllimi ynë është i qartë: të sjellim zhvillim të drejtë, barazi dhe mundësi për çdo familje”, u shpreh Mexhiti.

Ai shtoi se VLEN është gjithmonë mes qytetarëve:
“Nuk qëndrojmë në zyra, por ecim në çdo rrugë të Çairit, pranë qytetarëve, duke dëgjuar shqetësimet dhe duke punuar bashkë për zgjidhje. Ky shtab do të shërbejë si qendër elektorale, ku qytetarët do të informohen, diskutojnë dhe bashkëpunojnë me ne.”

Në përmbyllje, Izet Mexhiti i ftoi qytetarët të bëhen pjesë e ndryshimit:
“Ejani. Sepse VLEN është lëvizja që bashkon, që punon dhe që fiton.”

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com