Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me u.d. kryetarin Nuhi Aliu, kanë nënshkruar sot një Memorandum Bashkëpunimi me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP). Ky akt synon të krijojë ura të reja komunikimi mes pushtetit lokal dhe sektorit të biznesit.
Sipas kryetarit Kasami, ky memorandum nuk është thjesht një ceremoni protokollare, por një zotim konkret për të mbështetur ekonominë lokale. Ai theksoi se për zhvillimin e qytetit nevojiten më pak fjalë dhe më shumë veprime që lehtësojnë punën e sipërmarrësve.
“Tetova ecën përpara kur institucionet dhe biznesi flasin të njëjtën gjuhë, gjuhën e punës dhe zhvillimit,” u shpreh Kasami pas nënshkrimit.
Ky bashkëpunim pritet të sjellë një koordinim më të mirë për projektet kapitale dhe të krijojë një ambient më të favorshëm për investimet në Tetovë, duke e pozicionuar komunën si një partner strategjik të bizneseve që operojnë në këtë rajon.


