Zyrtare: Federata e Futbollit të Kosovës cakton datën e Kuvendit Zgjedhor

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka mbajtur mbledhjen e fundit për vitin 2025, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku është vendosur zyrtarisht për datën e procesit të ardhshëm zgjedhor.

 

Gjatë këtij takimi, ku u diskutua për përmbylljen e suksesshme të vitit dhe përgatitjet administrative, pika kryesore ishte caktimi i datës së Kuvendit Zgjedhor. Komiteti Ekzekutiv vendosi që ky kuvend, i cili do të përcaktojë udhëheqësinë e re të futbollit kosovar, të mbahet më 5 shkurt 2026.

Përgatitjet në regjione drejt fundit Në lidhje me procesin elektoral, KE i FFK-së konstatoi se përgatitjet për kuvendet zgjedhore nëpër regjione janë duke u zhvilluar sipas dinamikës dhe rregulloreve të parapara. Ky proces paraprak konsiderohet si kyç për mbarëvajtjen e Kuvendit Qendror të muajit shkurt.

Përveç anës zgjedhore, në mbledhje u miratua procesverbali i takimit të kaluar dhe u bë një rezyme e punëve dhe sfidave të vitit 2025, duke u vlerësuar si një periudhë me angazhime të shumta në zhvillimin e futbollit në vend.

Me këtë vendim, zyrtarisht hapet rruga për kandidaturat dhe garën për postet drejtuese në institucionin më të lartë të futbollit në Kosovë.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT