Trendafilov: Koha për paga dinjitoze, diskutimi për 500 euro ka mbaruar, tani synojmë 700 euro!

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Slobodan Trendafilov, ka kërkuar një kthesë radikale në bisedimet për pagën minimale në vend. Gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Business21” në TV21, ai deklaroi se propozimi për një pagë minimale prej 500 eurosh është tashmë i vjetruar dhe nuk i përgjigjet realitetit ekonomik.

 

Sipas Trendafilov, fokusi i institucioneve dhe i dialogut social duhet të zhvendoset menjëherë te shifra që garantojnë mbijetesën dhe dinjitetin e punëtorit.

“Gati për protesta dhe greva”

Trendafilov bëri të ditur se Sindikata ka qenë aktive që nga fillimi i vitit për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve dhe se nuk do të hezitojnë të përdorin mjetet radikale nëse kërkesat e tyre injorohen.

“Ne po luftojmë për rritjen e pagës minimale dhe shoh se ka një lloj disponimi për këtë. Si LSM, jemi të gatshëm edhe për protesta e greva. Gjatë periudhës së kaluar u akuzuam, andaj u kujdesëm që të sigurojmë të dhëna relevante dhe të argumentuara,” u shpreh ai.

Analiza “tronditëse” e Sindikatës

Kreu i LSM-së theksoi se analizat e fundit mbi koston e jetesës në Maqedoninë e Veriut janë “frapante” dhe tregojnë një hendek të madh mes të ardhurave aktuale dhe nevojave bazike të një familjeje. Sipas tij, diskutimi për 600 deri në 700 euro si pagë minimale është nevojë imediate për të parandaluar varfërimin e mëtejshëm të fuqisë punëtore.

Trendafilov përfundoi duke thënë se përmirësimi i të ardhurave nuk është vetëm kërkesë e punëtorëve, por një domosdoshmëri për stabilitetin ekonomik të vendit, duke paralajmëruar se Sindikata do të mbetet e palëkundur në këtë betejë.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT