Përparim Bajrami nën akuzë nga Policia Financiare për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Policia Financiare ka paraqitur një kallëzim penal kundër Përparim Bajramit, ish-drejtor i Shoqërisë Aksionare për organizimin e lojërave të fatit “Lotaria Shtetërore e Maqedonisë së Veriut”. Sipas njoftimit, Bajrami dyshohet për keqpërdorim të detyrës dhe kompetencave zyrtare, duke shkaktuar një dëm prej 24.636.045 denarësh në buxhetin e Lotarisë.

Më 5 korrik 2023, Bajrami ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë “HEJ SHPK” në Shkup për marrjen me qira të një objekti administrativ dhe afarist. Sipas Policisë Financiare, objekti nuk ishte i përshtatur dhe i gatshëm për përdorim për nevojat e “Lotarisë Shtetërore”, ndërsa çmimi për metër katror ishte të paktën dyfishi i çmimit real të tregut.

Ky veprim dyshohet se ka sjellë përfitime të paligjshme dhe ka dëmtuar financat e institucionit publik. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rastin dhe për të përcaktuar përgjegjësinë ligjore të ish-drejtorit Bajrami.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights