Zëvendëskryeministri Fetai përkujton datëlindjen e Adem Demaçit

Zëvendëskryeministri Arben Fetai, ka përkujtuar figurën historike të shqiptarëve Adem Demaçin me rastin e datëlindjes së tij. Fetai ka shkruar se përkujtojmë me respekt dhe krenari lindjen e Adem Demaçit, simbolit të përpjekjes së pandalshme shqiptare për liri dhe vetëvendosje. Feti ka shkruar se me guxim të paepur, ai denoncoi padrejtësitë e regjimit jugosllav ndaj popullit shqiptar në Kosovë, duke u bërë zëri i palodhur i rezistencës kombëtare.

“28 vite burg për lirinë e kombit – Demaçi kaloi gjysmën e jetës në burgjet jugosllave, por as dhuna, as persekutimi nuk e thyen shpirtin e tij luftarak. Ai na mësoi se liria është e shtrenjtë dhe fitohet me rezistencë e sakrifica. Një mendje e ndritur dhe një zë i pamposhtur – Në vitin 1958, botoi romanin “Gjarpërinjtë e gjakut”, vepër që tërhoqi vëmendjen e regjimit jugosllav për fuqinë e mesazhit të saj. Njohje ndërkombëtare për betejën e tij – Në vitin 1991, Parlamenti Evropian e nderoi me Çmimin Sakharov për Lirinë e Mendimit, duke e vendosur në radhën e figurave më të shquara botërore në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Një lider politik në momentet kyçe – Gjatë luftës së Kosovës, në vitet 1998-1999, ai shërbeu si zëdhënës politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke i dhënë zë përpjekjeve të shqiptarëve në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Fetai.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights