Sulejmani: Bazilika e Ladorishtit, një pasuri e harruar që ka nevojë urgjente për restaurim

Deputeti i Koalicionit VLEN, Salim Sulejmani, së bashku me Kryetarin e Bashkësisë Lokale, z. Xhevdet Dauti, Kryetarin e Rinisë së fshatit Ladorisht, Altin Lena, dhe aktivistin Shkelzen Hajrullai gjatë ditës së sotme kanë vizituar Bazilikën e fshatit Ladorisht, e cila daton nga shekulli VI, dhe është një prej monumenteve më të rëndësishme kulturore dhe historike të rajonit të Strugës dhe më gjerë. Deputeti Ibrahimi ka shkruar se gjatë vizitës së këtij monumenti kanë pasur mundësinë të vizitojmë nga afër këtë monument dhe të shohim gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet.

Ky monument i jashtëzakonshëm, siç ka shkruar Ibrahimi, është një dëshmi e pasur e trashëgimisë iliro-arbërore, i cili reflekton zhvillimin e artit dhe arkitekturës në periudhën e hershme të Gadishullit  Ballkanik.

Ai ka shkruar se Bazilika është një thesare që ruan vlera të paharrueshme, si në aspektin historik, ashtu edhe në atë arkeologjik.

“Për fat të keq, kjo pasuri ka rënë në harresë dhe është lënë në mëshirën e fatit, ndërsa Komuna e Strugës ka dështuar plotësisht në mbrojtjen dhe ruajtjen e saj. Komuna jo vetëm që nuk ka treguar asnjë interes për këtë monument të rëndësishëm, por asnjë veprim për restaurimin dhe konservimin e tij nuk është bërë që nga shpallja e tij si pasuri kulturore. Po ashtu, Muzeu Arkeologjik dhe Ministria e Kulturës janë inaktive, duke lënë një pasuri të tillë në një gjendje katastrofike. Si deputet i zonës, urgjentisht do të kërkoj që të ndërhyhet dhe të bëhet e mundur rinovimi dhe restaurimi i këtij monumenti të jashtëzakonshëm, i cili është një pasuri e pazëvendësueshme për historinë dhe kulturën Ilire dhe Arbërore të Strugës”, ka shkruar Sulejmani.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights